Ambasadorët e Francës dhe Zvicrës e mbështesin Osmanin në shënimin e ditës së Frankofonisë

Ambasadorët e Francës dhe Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sirill Bomgartner dhe Veronik Ulman, si përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, kanë mbështetur ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Ministri Osmani mbrëmë bashkë me ambasadorët para objektit të MPJ-së, që u ndriçua me ngjyrat e Frankofonisë, dërguan mesazhe për promovimin e vlerave të Frankofonisë siç janë paqja, demokracia, të drejtat e njeriut, solidariteti, diversiteti kulturor dhe shumëgjuhësia.

“U dërgoj urime të ngrohta familjeve të vendeve frëngjishtfolëse të pesë kontinenteve. Ju ftoj të festojmë gjuhën franceze, diversitetin kulturor dhe solidaritetin ndërkombëtar, duke promovuar vlerat e Frankofonisë që i ndajmë”, tha ministri Osmani, i cili në frymën e Frankofonisë u drejtua në frëngjisht.

Ambasadorja e Francës, Baumgartner theksoi se Maqedonia e Veriut është anëtare aktive e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe se në çdo qytet ka shkolla fillore dhe të mesme ku një numër i madh nxënësish mësojnë gjuhën frënge, dhe pikërisht për këtë në vend gjatë gjithë këtij muaji festohet Frankofonija me aktivitete të ndryshme. Frankofonia është një tërësi, prandaj kjo festë është kolektive”, tha Baumgartner.

Ambasadori i Zvicrës, Ullmann, potencoi se zona frankofone bashkon 88 vende në botë dhe është një zonë unike, pikërisht për të festuar këtë diversitet, për të ndërtuar ura mes kulturave të ndryshme dhe për të mundësuar dialog në një hapësirë konstruktive për tema që kanë të bëjnë me problemet në shoqërinë dhe vlerat që duam të promovojmë në këtë shoqëri. “Zvicra gjithashtu angazhon partnerë të shumtë, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Francën, për të promovuar vlerat e Frankofonisë në mbarë botën”, theksoi Ulman.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga viti 2006 dhe ka rol aktiv në promovimin e Frankofonisë në Evropën Juglindore.

Video: https://fb.watch/qY1PRUAzIm/?mibextid=Nif5oz

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.