Alternativa e Gashit flet maqedonisht, maqedonasi ia kujton që gjuha shqipe është zyrtare

October 6, 2023

Partia e Afrim Gashit (Alternativa) ende nuk mund të pajtohet me faktin që gjuha shqipe është zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, andaj shkresat zyrtare në adresë të institucioneve i dërgon vetëm në gjuhën maqedonase, kurse në daljet publike gjithnjë ngre zërin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, të drejtë që tash e shumë vite e gëzojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut por që partia Alternativa dhe kreu i saj Afrim Gashi, nuk e vënë në përdorim, shkruan indeks.mk

Rasti i fundit për t’u bindur se gjuha shqipe është zyrtare është pikërisht shkresa drejtuar Komisionit Shtetërorë Zgjedhor ku kjo parti i drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase derisa për ti dëshmuar se është gjuha shqipe zyrtare ia dëshmon edhe vet përgjigja zyrtare që e kanë marrë nga KZHZ e cila drejtohet nga kuadër i VMRO DPMNE, tashmë partner në opozitë i Alternativës.(indeks.mk)

Previous Story

Pas Hamidit, FC Ballkani zyrtarizon edhe një ish futbollist të FC Shkupit

Next Story

Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Latest from Blog

Go toTop