Aliu nga Mitrovica dyshohet se u rrah nga pronari i diskotekës, policia nis hetimet

July 18, 2023

Një lypsar 29-vjeçar nga Mitrovica ka rrëfyer mes lotësh për sulmin fizik që dikush ia ka bërë. Ai deklaron se e njeh sulmuesin sepse shprehet se i njëjti e “ka diskotekën”. Nëna e tij ka deklaruar se biri i saj u sulmua për arsye të panjohura dhe i njëjti ishte dërguar për trajtim mjekësor nga shokët e tij. Policia ka konfirmuar për Express nisjen e hetimeve për zbardhjen e këtij rasti.

Lypsari që është i njohur për banorët e Mitrovicës tregoi se ndjen dhimbje “kah këmbët” dhe shihet se njërën këmbë e ka të lidhur edhe me fashë.

Nëna e tij shtoi se “djalin e ka të sëmurë”.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “sulmi”.

“Policia ka nisur hetimet në drejtim të veprës penale sulmi, viktima dyshohet se është sulmuar në sheshin e Mitrovicës”, tha Zahiti për Gazetën Express.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

Nëkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, njoftoi se sot ka vizituar 29-vjeçarin duke theksuar se ndjehet thellësisht i prekur me atë që i ka ndodhur atij.

“Iu zotova se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për t’i qëndruar pranë deri në shërim, edhe si Komunë edhe personalisht”, ka shkruar Tahiri ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Previous Story

Arbër Ademi: Mbështetje e fortë nga miqtë tanë evropianë për RMV-në për integrimin e plotë në familjen e madhe evropiane

Next Story

Pse ka pak policë në Zvicër?

Latest from Blog

Go toTop