Aliu: Grubi do të kthehet në skenën politike edhe më i fuqishëm!

December 17, 2024

Analisti politik Qenan Aliu në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se nëse ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dëshmon pafajsinë e tij, ai kthehet në skenën politike edhe më i fuqishëm se sa që ishte.

“Këto tentativa për faljen e burgimit të Sasho Mijallkovit dhe përfshirjen në këtë rrjet skandali, ndoshta gjithçka është bërë për para. Unë mendoj që nëse z.Grubi arrin të dëshmojë pafajsinë e tij ndaj akuzave të DASH-it, ai do të rikthehet edhe më i fuqishëm në skenën politike”, tha Aliu.

Ai shtoi se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në vend duhet të jetë prioritet për qeverinë, sepse jemi shtet i vogël për të pasur kaq shumë grupe kriminale dhe ndikim ne proceset gjyqësore. /tvklan.mk

Previous Story

Mialim Zeka me porosi: Mbrojeni gjuhën shqipe, mos u merrni me Artan Grubin

Next Story

Bela: Kjo VMRO e njejta si ajo e Gruevskit e Jankullovskës

Latest from Blog

Go toTop