Ali Ahmetin priti në takim profesorin amerikan Edward P.Joseph

March 22, 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim profesorin amerikan dhe njohësin e rrëthanave gjeo-politike në vendin tonë, Edward P.Joseph.

Ahmeti në Facebook shkruan se së bashku me profesorin Joseph kanë diskutuar mbi çështjet aktuale politike, me theks të veçantë nevojën që ka Maqedonia e Veriut për anëtarësim në BE, duke realizuar ndryshimët kushtetuese.

Statusi i plotë:

Me kënaqësi sot në Kuvend takova Edward P. Joseph, profesorin amerikan dhe njohësin shumë të mirë të rrethanave në vendin tonë dhe në rajon, me të cilin diskutuam për integrimin europian, ndikimin rus në Maqedoni të veriut dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare si dhe të ardhmën e Ballkanit perendimor si tërësi.
E njoftova z. Joseph rreth zhvillimeve të fundit dhe përkushtimin tonë që ti prijmë procesit integrues nëpërmjet të ndryshimeve kushtetuese duke i bërë ballë njëkohësisht ndikimeve intenzive malinje ruse kundër aspiratave tona euro-amerikane.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=950889923071797&set=pcb.950890013071788

Previous Story

Ukraina anulon “Listën e Zezë” të kompanive të akuzuara si sponsorë të luftës

Next Story

Grubi në A2CNN: Opozita shqiptare është vënë në shërbim të VMRO dhe Levica

Latest from Blog

Go toTop