Ali Ahmeti uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

June 28, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.

Urimi i plotë:

Të dashur vëllezër dhe motra,

Kur në vatrat tona familjare po festojmë Kurban Bajramin, le të reflektojmë sot mbi madhështinë e vlerave hyjnore të paqes, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri – tjetrit.

Kuptimi i jetës qëndron në dorën e zgjatur të ndihmës, në dorën e zgjatur të pajtimit, në praktikimin e veprave që ndriçojnë horizontet e së mirës së përgjithshme.

Uroj që të keni shëndet, harmoni, mbarësi dhe paqe të përjetshme në vatrat tuaja familjare.

Gëzuar!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02PqnSWsR5CMEuzUtUkS692dCFhUGwkp8uiSdn48p5dZQYiJcgNW8PY7Fnuk4nNme5l&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz

Previous Story

“Kurbanin mos e postoni në facebook” – Hoxhë Zekirja Bajrami: Kurbani bëhet për Allahun

Next Story

Dikujt në parkun e “Gërmisë” i humbën dhëmbët, prishtinasja i gjen dhe bën lajmërim në Facebook

Latest from Blog

Go toTop