Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

November 22, 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit dhe të alfabetit të gjuhës shqipe.

“Për mua sot është dita e gjuhës shqipe, jo vetëm e dita e alfabetit të gjuhës sonë të shenjtë dhe e kongresit të Manastirit.

Gjuhën tonë të lashtë duhet ta kultivojmë dhe ta promovojmë, të bëhemi bashkë dhe të vihemi në ballë të përpjekjeve për ta mbrojtë nga sulmet e përditshme.

Deri dje punonim që ta avansojmë përdorimin e gjuhës tonë, ndërsa sot jemi vënë në pozitë për ta mbrojtur atë që e kemi arrirë.

Çështja kombëtare, gjuha, flamuri, bashkimi e integrimi, kërkojnë përkushtim nga burra e gra idealistë e misionarë!

Unë sot jam në Zvicër, pranë mërgimtarëve tanë, të shënojmë bashkë festat e nëntorit shqiptar dhe të vihemi edhe një herë bashkë në ballë të proceseve kombëtare, për ta mbrojtë atë që e kemi arrirë bashkë dhe për të ecur përpara.

Urime 22 nëntorin, ditën e afabetit të gjuhës shqipe!” shkruan Ali Ahmeti.

 

https://www.facebook.com/share/p/rrjFpvbK4wFCHPte/

Previous Story

Skandali me Jeni Xhaminë, hoxhë Llokman Kamberi me reagim të ashpër, kërkon përgjegjësi!

Next Story

Rrënoi hotelin “Shar An” në Çarshi, arrestohet M. Lamallari në një hotel afër Bit Pazarit!

Latest from Blog

Go toTop