ALI AHMETI, UNË GJENERAL MALIQ NDRECA, JAM ME TY

Maliq Ndreca

Unë Gjeneral Maliq Ndreca, jam me Ty Ali Ahmeti, por jam edhe me të gjithë ata, me të cilët je Ti.
Unë Gjeneral Maliq Ndreca, nuk jam e nuk mund të jem kurrë me ata, të cilët nuk janë me Ty Ali Ahmeti, por përkundrazi jam e do të jem kundër tyre.
Unë Gjeneral Maliq Ndreca, jam me ata të cilët të ndihmojnë dhe të përkrahin fuqishëm Ty Ali Ahmeti, por edhe jam kundër atyre që janë kundër dhe e dëmtojnë Ali Ahmetin, në rrugën e Tij drejt integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Nuk mund të thuash nuk dua Ali Ahmetin, por e dua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ani pse atë e ka themeluar edhe Ali Ahmeti dhe ka qenë Kryekomandant i saj.
Ali Ahmeti, unë Gjeneral Maliq Ndreca jam me Ty, jam me partinë Tënde BDI dhe jam me Frontin Europian e kundër Rusisë, ashtu sikur kam qenë me Ty, gjatë gjithë luftës së armatosur ushtarake çlirimtare në Maqedoninë e Veriut.
Jam me të gjithë ata që Ti i don, me ata që Ti i mbronë dhe me të gjithë ata që i përkrahë Ti.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.