Ali Ahmeti takon ambasadorin japonez, Otsuka Kazuya

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sit realizoi takim me ambasadorin japonez, Otsuka Kazuya.

Takimi Ahmeti-Kazuya është realizuar në selinë e Bashkimit Demokraik për Integrim në Reçicë të Vogël.

Në takimin Ahmeti-Kazuya është diskutuar për aktualitetin politik në vend dhe rajon, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, kontesti mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjendja në Veri.

Procesi i ndryshimeve kushtetuese u vlerësua si domosdoshmëri që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

 

Share

Go toTop