Ali Ahmeti takoi strukturat partiake të BDI-së – Së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit dhe dinjitetit kombëtar!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë takoi kryetarët e degëve të partisë, funksionarë dhe ish-funksionarë.

Përmes nje njoftimi të bërë në Facebook nga kryetari i BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti, ai shkruan se BDI fuqishëm me popullin do ta mbrojnë legjitimitetin dhe dinjitetin kombëtar.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.