Ali Ahmeti shkon për ngushëllime në familjen e Haxhi Shalës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sonte ka vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tij, Haxhi Shala, i njohur si Komandant Topi, për të shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të babait të tyre, Xheladin Shala. Gjatë vizitës, Ahmeti theksoi kontributin e madh që familja Shala i ka dhënë Kosovës, duke e cilësuar atë si një familje me vend të merituar në historinë e luftës për pavarësi dhe liri.

“Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës bacës Xheladin,” tha Ahmeti me respekt të thellë për figurën e ndjerit.

Postimi i Plotë:

Sonte vizitova konakun e bashkëluftëtarit tim Haxhi Shalës, Komandant Topit, për ta ngushëlluar atë dhe familjen e tij për babën e tyre, Xheladin Shala.

Familja atdhetare Shala i dha shumë Kosovës dhe ka vend të merituar në historinë që solli pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Ngushëllime famijes dhe miqve, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës bacës Xheladin

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.