Ali Ahmeti realizoi takim me delegacionin amerikan nga Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga përfaqësues të kuvendeve të shteteve si Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois si dhe përfaqësues të ACYPL (American Council of Young Political Leaders).

Nën organizimin e ambasadës amerikane në Shkup, kryetari Ahmeti ka takuar znj. Sarah Harbison, z. Noah Sanford, znj. Bride Sweeney, znj. Vanessa Tanner, z. Anthony Vega, z. Robert Williams si dhe z. David Spector.

Temë e bisedës në këtë takim ishin marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe proceset e zhvilluara në vend që nga lufta e vitit 2001 e deri më sot te procesi i ndryshimeve kushtetuese.

Ahmeti u shpreh mirënjohës ndaj angazhimit të SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme që tregojnë ndaj Maqedonisë së Veriut, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në vitin 2001, Marrëveshjes së Prespës, anëtarësimit në NATO, dialogu strategjik, ndihma në fushën e mbrojtjes, si dhe rruga e procesit të ndryshimeve kushtetuese, moment ky shumë vendimtar për vendin dhe se SHBA vazhdon të mbetet partneri më i besueshëm në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejtë perspektivës europiane.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.