Ali Ahmeti: Populli është në këmbë kundër poshtërsimit dhe nënçmimit

November 13, 2024

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe Instagram duke thënë që populli është në këmbë kundër nënçmimit.

“Populli e ndjen, e dallon dhe po e përjeton ndryshimin e mbrapshtë që po i zhbën të gjitha të arriturat kombëtare si gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë, flamurin kombëtar, marrëveshjen e Ohrit, por edhe po na largon nga Bashkimi Europian.

Qytetarët nuk po ngurojnë, po flasin dhe po ngrisin zërin lartë, çdo ditë po largohen shqiptarë nga puna, çdo ditë e më pak po ndjehet përkujdesja e shtetit për shqiptarët.

Në Shuto Orizare si dhe në çdo komunë tjetër u fol për mllefin e madh që qytetarët e kanë nga nënçmimi, nga përfaqësimi jolegjitim dhe jodinjitoz dhe u kërkua që mos të lejohet që dikush tjetër të na e përcakton vullnetin tonë politik, por ta marrim fatin në duart tona.” shkruan Ahmeti.

https://www.facebook.com/share/1Aj3G9GTU2/

Previous Story

Klaudio Ranieri rikthehet nga pensioni për të drejtuar Romën?

Next Story

Të shtëna me armë mëngjesin e sotëm në Haraçinë?!

Latest from Blog

Go toTop