Ali Ahmeti përkujton heroin Ismet Jashari – Komandant Kumanova në 25 vjetorin e rënies

August 25, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar heroin Ismet Jashari – Komandant Kumanova në 25 vjetorin e rënies.

Ahmeti shkruan se atdhedashuria e Jasharit është amanet që ka frymëzuar breza të tërë në ruajtjen e dinjitetin shqiptar dhe u bë frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në luftën e tyre për liri dhe barazi.

Statusi i plotë:

25 vite më parë gjaku i derdhur në Luzhnicë forcoi edhe më shumë rrënjët e atdhedashurisë, duke u bë amanet që mbajti gjallë ndërgjegjen e kombit dhe guximin për të qëndruar i pathyer përballë armikut.
Ismet Jashari ishte ndër të parët që iu përgjigjë thirrjes së lirisë që kishte lëshuar Kosova. Ai ishte jo vetëm flakadan i frymëzimit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për liri dhe barazi por ishte edhe në mendje dhe zemër të të gjithëve në çdo hap të çështjes kombëtare.
“Liria e një populli fitohet vetëm dhe vetëm me gjak”, do të ishin këto fjalët e komandant Kumanovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe gjithë të rënët për liri!
LAVDI

Previous Story

Ratkoceri: Në kulmin e ofenzivës diplomatike për ndryshimet kushtetuese, Kasami karshillëk për tensione ndëretnike

Next Story

Arrestohet gazetari Vullnet Krasniqi – u kap me drogë nga Policia e Kosovës

Latest from Blog

Go toTop