Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe njëherit ish udhëheqësi i UÇK-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot 28 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, informon indeks.mk
“Sot kujtojmë sakrificën dhe luftën e tyre të lavdishme. Gjaku dhe krismat e pushkëve të tyre u bënë kushtrim lirie dhe amanet veprimi deri në çlirimin e plotë të Kosovës sonë.
Atdhedashuria e tyre ishte dhe mbetet një burim i pafund frymëzimi. Nuk ishte thjesht një ndjenjë, por një forcë që udhëhoqi çdo hap të tyre, duke i shtyrë të sakrifikonin gjithçka për një kauzë të shenjtë: lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës! Ata do të mbeten gjithmonë të paharruar dhe shembuj të pashuar të guximit dhe dashurisë për atdhenë!”