Ali Ahmeti: Nuk marrë në mbrojtje asnjërin që vepron në kundërshtim me ligjin

September 17, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë format ndryshe dhënë për televizionin 21, deklaroi se asnjehrë nuk e amniston askend që vepron në kundërshtim me ligjin.

“Gjithmonë kam thënë dhe e them se të keqpërdorësh besimin që dikush ta jep për një pozitë publike, të keqpërdorësh paratë publikë është e jashtëligjshme por edhe veprim i pandergjëgjshëm, që jetëm personat pa ndërgjegjë e bëjnë, ndaj unë, Ali Ahmeti asnjëherë deri më tani nuk kam mbrojtur asnjërin që vepron në kundërshtim me ligjin. Qoftë nga kolegët e mi në politikë, bashkëpartiak apo edhe familjarë, ky rregull vlen për të gjithë, sepse është parim të cilin e kam ndjekur tërë jetën. Ju kam thënë edhe familjarëve të mi që nuk do t’I përfshijë në politikë por i kam motivuar të punojnë privatisht, sepse edhe ata janë njerëz dhe nuk mund të jetojnë nën hijen e emrit tim gjatë gjithë jetës”, deklaroi Ahmeti.

Previous Story

Ahmeti: Ndryshimet kushtetuese do të miratohen, kur të bëhen 80 deputetë thirret edhe seanca për votim…

Next Story

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 31 gradë Celsius

Latest from Blog

Go toTop