Ali Ahmeti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Vishi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LPK-së, Smajl Vishi

Lideri i BDI-së dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ali Ahmeti, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Vishi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LPK-së, Smajl Vishi.

 

Në letrën e tij, kreut të BDI-së shkroi se Smajl Vishi se Kosovën e deshi shumë dhe punoi tërë jetën për të, ku Baci Smajl ishte veprimtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, atdhetar i dalluar nga familje patriotike.

 

“U mërzita për Smajl Vishin nga Dubrava e Kaçanikut, veprimtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, atdhetar i dalluar nga familje patriotike, i cili paska ndëruar jetë sot në moshën 78 vjeçare.

 

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilën e deshi shumë dhe punoi tërë jetën për të.

 

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve e dashamirëve të bacit Smajl.”

 

https://www.facebook.com/share/p/oHJv4aT2EyQegJ67/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.