Ali Ahmeti: Gëzuar Fitër Bajramin, paqe dhe begati në familjet e juaja

April 21, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ahmeti ka uruar për paqe dhe begati në secilën familje.

Urimi i plotë:

Të dashur besimtarë,

Në këto çaste festive të Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.

Le të ruajmë me përkushtim freskinë shpirtërore që na e solli muaji i bekuar i Ramazanit, frymëzimin për praktikimin e veprave të mira, përforcimin e respektit dhe humanitetit ndërnjerëzor.

Ju qofshin të pranuara agjërimi dhe të gjitha lutjet e bëra! Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!

https://www.facebook.com/100044523937585/posts/pfbid02xydFPVJzvQtUo9vksgQcqep9vrjvMTXuyRqGZbGdsPTJmA7nyyiwuBn6V2dtYKTVl/?mibextid=Nif5oz

Previous Story

Detaje zyrtare nga aksidenti i sotëm në Gostivar

Next Story

Artan Grubi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Latest from Blog

Go toTop