Iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me kryeministrin e vendit, Talat Xhaferi, shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, e pritën në shtëpinë e kandidatit për president nga BDI, Bujar Osmanit.
Ahmeti përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se mikpritja është virtyti më i lartë fetar dhe kombëtar,ndaj këto vlera duhet të kultivohen në përditshmëri.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Talat Xhaferi të bënim iftar në vatrën familjare të kandidatit për President të parë shqiptar, Bujar Osmani.
Mikëpritja është virtyti ynë më i lartë fetar dhe kombëtar, le ta kultivojmë në përditshmëri.
Sofrat e iftarit qofshin çaste të bashkimit rreth vlerave, thellimit të respektit e harmonisë familjare dhe ndërnjerëzore.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët!
https://www.facebook.com/photo?fbid=945579700269486&set=pcb.945580000269456