Albina Kelmendi reagon pas arritjes së Shqipërisë në finalen e ‘Eurovision 2023’: Kam besuar që bashkë do të ia dilnim

Shqipëria ishte shteti i parë që u kualifikuar për në finale ndërsa gëzimin e saj Albina e ka shprehur edhe në një postimi në rrjetet sociale.

Ajo tha se e dinte se kishte mbështetjen e publikut dhe se së bashkë do të arrinin në finale dhe se me plotë krenari dhe sukses do të niset edhe në finalen e së shtunës.

“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, ka shkruar Albina.

Ndërkohë shtetet e tjera që mbrëmë arritën të kualifikohen për finale janë: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/reel/CsHy2d_qPJz/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e2145ce7-1a34-4cd8-8fb2-d01d6b2b2152

Share

Go toTop