Në Serbi, mësimi i gjuhës shqipe po shihet si lehtësim për komunikimin mes popujve. Por ata që e kanë mësuar shqipen, flasin për përfitimet kulturore. Albanologë në Beograd thonë se mësimi i gjuhës është një hap drejt kuptimit më të mirë të të dy popujve.
“Pastaj kam ra ne dashuri me shqipen. Kam pasur përvojën shumë të mirë, nëpërmjet gjuhës jam njohur me shumë njerëz të mirë, edhe kam pasur përvoja të ndryshme. Mund të them që nuk pendohem që jam regjistruar për shqipen, edhe që e kam studiuar. Ndoshta për punë nuk kam pasur fat, në atë kuptim që të punësohem si profesoreshë, por ndihem mirë edhe kështu tani kam si hobi, por ende kam interesim, lexoj shqip edhe shikoj filma, dëgjoj muzikë”, thotë për RTK-në Danica Vasileviq, profesoreshë e gjuhës shqipe.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme të mësosh gjuhën sepse kur përdorim gjuhën angleze jemi vërtet të humbur në përkthim, dhe nuk mund të ndjejmë anën tjetër. Ne në fakt adoptojmë një rrëfim dhe nuk kemi mendimin tonë, nuk i kemi ato përvoja se si mendon realisht fqinji ynë”, thotë Aleksandra Vuçiniq, albanologe.
Mosmarrëveshjet politike shpesh reflektohen në sferën e kulturës dhe mirëkuptimit mes njerëzve. Por ata që flasin gjuhët e tjera duan t’i rezistojnë
“Është me të vërtet një mund të them edhe nder, përparësi që jam një hap përpara njerëzve të tjerë që nuk flasin shqipen mund të mësoj nga kultura tjetër të mësoj shumë”, thotë Vasileviq.