Alarmohen skuadrat angleze, Bayerni po shqyrton shitjen e Kingsley Coman

Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munichu pas tetë viteve e gjysmë të kaluara në Allianz Arena.

Sulmuesi francez ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Bayernit në këto vite, por ai tani nuk është më një i paprekshëm dhe largimi i tij në janar është mëse i mundur.

27-vjeçari verën e vitit të kaluar refuzoi një kalim në Arabinë Saudite, por ai nuk preferohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel dhe Bayerni po konsideron shitjen e tij.

Bavarezët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e francezit nëse vije një ofertë rreth 80 milionë euro.

Kjo ka bërë që skuadrat angleze të alarmohen pasi Coman pëlqehet shumë në Ligën Premier.

Arsenal, Liverpool, Manchester United janë klubet e interesuara për yllin francez, derisa në garë mund të futën sërish skuadrat arabe.

Reprezentuesi francez këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Share

Go toTop