Alarm për bombë në disa shkolla në Serbi

May 17, 2023

Mëngjesin e sotëm është krijuar një situatë panike në Serbi.

Qytetarët kanë marrë kërcënime për bombë në tri shkolla në pjesën e Beogradit të ri.

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin morën mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë, raporton N1 përcjell Klankosova.tv

Ekipet e policisë janë dërguar në terren.

Ditë më parë Serbia u trondit nga një rast ku u vranë 10 persona në një shkollë fillore nga një 14 vjeçar.

Previous Story

Ndryshimet në ligjet për marrëdhëniet e punës dhe për planifikim urbanistik në seancë plenare në Kuvendin e RMV-së

Next Story

Motra e Ukshin Hotit: Serbët thanë se koka e vëllaut tim kushton sa gjysma e Jugosllavisë

Latest from Blog

Go toTop