Aktorja kosovare që vendosi shaminë: Nuk e pranoj kurrë një rol ku shkëmbehet puthja!

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e grave, Kaltrina Zeneli e cila muaj më parë ajo vendosi që të mbulohej tha se i janë zvogëluar ftesat për role në projekte të ndryshme pasi ajo vendosi të mbulohej.

Aktorja përgjigjet me “po”.

“Ka pasur prej kolegëve që më kanë thënë se skena nuk e duron shaminë. Aktrimi edhe islami janë dy rrugë të ndryshme. Me islam nuk është e preferuar që të përzihen femrat e meshkujt në një vend dhe për shkak të roleve që konsiderohen jo hallall, por mua aktrimi më bën të ndihem mirë”

Kaltrina thotë se nuk do ta pranonte kurrë një rol ku shkëmbehen puthjet me kolegun në skenë, raporton Klankosova.

“Regjisorët e dinë që unë edhe para mbulesës edhe tash e mbuluar i kam refuzuar rolet ku ka puthje. Të gjithë i dinë limitet e mia”, tha ajo.

Share

Go toTop