Aksion kontrollues në Tetovë dhe Gostivar për drejtuesit e automjeteve nën ndikim të alkoolit

Fundjavën e kaluar (1/2 korrik) nga ora 23.00 deri në ora 05.00 në zonën Tetovë-Gostivar është kryer aksion kontrollues – nëse dhe sa nga drejtuesit e automjeteve drejtojnë nën ndikim të alkoolit. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 14 drejtues mjetesh (TE-9 dhe GV-5), tek të cilët është konstatuar drejtim i automjetit nën ndikim të alkoolit.

Të gjithë drejtuesit e ,,alkoolizuar të mjeteve janë të larguar menjëherë nga trafiku, me konfiskimin e patentë shoferit dhe ndaj tyre janë përgadit parashtresa përkatëse për të cilat janë paraparë gjoba që lëvizin nga 225 deri 375 më kundërvlerë të denarit nvarësisht nga shkalla e alkoolit të konsumuar.

Sektori përe Punë të Brendshme-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të mos ulen në timon të automjetit nën ndikimin e alkoolit të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës,. Kjo për arsye se këtyre ditëve në rajonin e pollogut dukshëm është rritur frekuenca e trafikut në këtë zonë si nëpër rrugë regjionale dhe autostradat poashtu edhe nëpër rrugët e qyteteve në Tetovë dhe Gostivar.

Share

Go toTop