Një 28-vjeçar shqiptar u përfshi në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Breshia të Italisë, teksa udhëtonte me një motor tip Honda.
Shqiptari u përplas me një makinë tip Volkswagen Passat, dhe plagët që mori ishin shumë të rënda. Mëngjesin e sotëm, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Civil të Breshias.
Sipas raportimeve nga mediat italiane 28-vjeçari, Iralt Merdita sapo kishte mbaruar punën, po udhëtonte përgjatë provincës 668 të Lenos për të mbërritur në Ghedi dhe për të ngrënë darkë me familjen e tij.
Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/Gazeta Express