Akademi përkujtimore kushtuar gazetarit dhe aktivistit Kreshnik Ajdini

June 21, 2023

Sot në Teatrin Shqiptar në Shkup, u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar gazetarit dhe veprimtarit të sektorit civil, Kreshnik Ajdini, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Në akademi folën ish-bashkëpunëtorë të afërt, miq të tij, si Anita Latifi, Xhabir Deralla, Petrit Saraqini dhe Dijana Tahiri, duke vënë në dukje kontributin e madh që ka dhënë Kreshnik Ajdini si aktivist i madh në sektorin joqeveritar, por dhe në fushën e kulturës, medias, gjithnjë duke pasur parasysh lirinë dhe të drejtat e njeriut, e në kontekst të Maqedonisë, edhe të komunikimin dhe pajtimit midis bashkësive.

Në emër të familjes foli vëllai i tij, gazetari Ilir Ajdini.

Previous Story

BDI dënon fushatën politiko-mediatike kundër BDI-së dhe Universitetit të Tetovës

Next Story

Rast tragjik në SHBA/ Shqiptari vret bashkëshorten dhe më pas vetëvritet

Latest from Blog

Go toTop