Ajdari i ashpër me Dimitrievskin: Ende po ëndërron Jugosllavinë!

April 27, 2023

Duke iu përgjigjur kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski lidhur me ndërtimin e Korridorit 8, deputeti i kësaj zone nga BDI-ja, Berat Ajdari, i cili njëherë ka qenë edhe pjesë e UÇK-së dhe luftës ka thënë se Dimitrievski fatkeqësisht nuk është politikani vetëm maqedonas në vend që mendon ashtu.

Ajdari në një prononcim për indeks.mk ka deklauar se i njëjtë është edhe kreu i së Majtës, Dimitar Apasiev.

Ai thotë se Dimitrievski e Apasiev ende janë duke ëndërruar e duke menduar se jetojnë në Jugosllavinë e Millosheviqit.

Shton se nëpermes këtyre prononcimeve Dimitrievski zbulon në fakt se sa realisht është anti-shqiptar.

Thotë se nuk duhet ti jepet fare rëndësi atij po edhe Apasievit.

I pyetur nga Indeks.mk, Ajdari foli edhe për koalicionin që Dimitrievski e ka me Alternativën në nivel lokal. Tha se bashkepunimi me të është i dëmshëm për dhqiptarët.

Previous Story

Horoskopi i muajit maj, befasi për shumë shenja…

Next Story

Gjendet i vdekur Astrit Ismaili nga Gostivari, konfirmon Policia!

Latest from Blog

Go toTop