Ahmeti: Zgjerimi i koalicionit me Partinë e Unionit të Romëve është një hap drejt fitores së barazisë dhe integritetit

Sot u zyrtarizua bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet literit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, dhe Partisë Unioni i Romëve të udhëhequr nga Fatma Osmanoska, zgjerim ky i cili vjen disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lëvizjen Populli, PDSH-në, dhe Partinë Demokratike Evropiane.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Itegrim Ali Ahmeti theksoi rëndësin e koalicionimit mes dy komuniteteve, atij të romëve dhe shqiptarëve, dhe forcën që Fronti Evropian do ta ketë në luftën kundër diskriminimit dhe margjinalizimit të çdo komuniteti.
Ahmeti gjithashtu theksoi se ky front do të sjellë një fitore të padiskutueshme dhe absolute.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fjalimi i plotë:
“Komuna e vetme në Europë e komunitetit rom ndodhet në vendin tonë, kjo është me të vërtet për tu gëzuar por edhe për të përkrahur.
Ju përfaqësues gjatë Marrëveshjes së Ohrit nuk keni pasur, unë kam përfaqësuar të gjitha komunitetete që aty nuk kanë pasur përfaqësues, edhe për komunitetin turk, edhe për komunitetin rom e boshnjak, por edhe përfaqësues i presidentit Trajkovski që nuk i ishte pranuar besimi evangjelist.
Ju do e provoni partneritetin e BDI-së, nuk ka nevojë të bëni kërkesa sepse unë vij nga një komb i diskriminuar dhe, magjirnalizuar, dhe të gjithë do të luftojmë kundër këtij diskriminimi spese dhe komuniteti rom është pjesë e jona, dhe ku më mirë se në Frontin Evropian arrihet kjo.
Unë do të doja ta përgëzoj krytarin e Shuto Orizarës për të gjitha punët që i ka bërë në komunën e tij dhe për të gjithë qytatrët e tjerë. Që ka vendosur bashkëpunim me komunitetin shqiptar në komunën e Shuto Orizarës. Unë me shumë përgjegjësi të lartë ju them se do na provoni dhe do të shikoni se çfarë partnerësh jemë në bashkëpunim dhe në parktikë, dhe jo vetëm në fjalë.
Do të jemi në një rrugëtim bashkë, vendin tonë duhet ta anëtarsojmë në BE, në vendin tonë duhet të sundojë ligji, duhet të sundojë demokracia, dhe ne jemi ajo forcë Fronti Europian që t’i ndërtojë këto vlera në vendin tonë.
Unë dë të doja t’ju dëshiroj juve dhe familjeve tuaja shëndet dhe suksese, dhe më 24 prill fitore bindësie, dhe më 8 maj fitore të padiskutueshme.
Dhe BDI do të bëj edhe të pamundëruën por në këtë mandat duhet të ketë deputet rom dhe ajo duhet të jetë Fatma. Urime shëndet dhe suksese, paçim një proces zgjedhor demokratik të pranueshëm për të gjitha fjalët, padyshim që Fronti Evropian është fitues”, u shpreh mes tjerash para të pranishmëve kryetari i BDI Ali Ahmeti./Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.