Ahmeti voton në Zajaz: Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike

April 24, 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Zajaz ka shfrytëzuar siç thotë të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane.

Ahmeti thotë se duke votuar mund të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin euro-atlantik dhe siç thotë, t’i themi JO Rusisë, PO Europës!

“Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës! Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!”ka shkruar Ahmeti.

Previous Story

Grubi zbulon gënjeshtrat e Ganiut: Pse be evlad e fshive? Nashta mundesh, po mandej s’mundesh!!

Next Story

Voton kreu i PDSH-së: Besoj që procesi do të jetë i qetë dhe demokratik

Latest from Blog

Go toTop