Ahmeti takon Hahn: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka takuar Komisionerin europian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Bashkëbiseduesit këmbyen opinione mbi procesin e skriningut, integrimin europian, reformat në administratë, ndryshimet kushtetuese, gjendjen në rajon si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Procesi i skriningut po zhvillohet sipas parashikimeve ndërsa reformat janë proces vijues.

Kryetari Ahmeti foli për Frontin europian si nevojë imediate për tejkalimin e pengesave në rrugëtimin integrhes dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuat se partitë politike duhet të tejkalojnë interesat personale dhe në fokus të vendosin të ardhmen e vendit dhe jetën e qytetarëve.
Komisionier Han mbështet pa rezervë përpjekjet për reforma dhe integrim europian të vendit tonë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth dialogut Kosovës dhe Serbisë, duke apeluar që vendet të përmbahen marrëveshjes së arritur në Ohër deri në finalizimin e marrëveshjes së plotë me njohje të ndërsjellë.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.