Ahmeti takon Escobar: Kemi mbështetjen e SHBA-ve për ndryshimet kushtetuese, drejt integrimit të vendit në BE

August 25, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretari e shtetit Amerikan, Gabriel Escobar.

Përmes një fotografie të përbashkët të shpërndarë në Facebook, Ahmeti ka theksuar se SHBA-të janë mbështetje e madhe që vendi ynë të integrohet në Bashkimin Europian duke miratuar ndryshimet kushtetuese.

Ahmeti dhe Escobar poashtu kanë diskutuar dhe çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Statusi i plotë:

Kisha kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj sonte me zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan z. Gabriel Eskobar.
Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës.
Z. Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi.
Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot.

Previous Story

Arrestohet gazetari Vullnet Krasniqi – u kap me drogë nga Policia e Kosovës

Next Story

Familja gostivarase e cila u ndalua në Serbi falënderon ministrin Bujar Osmani për ndihmën dhe angazhimin e tij

Latest from Blog

Go toTop