Ahmeti takon ambasadorin OSBE, Kilian Wahl: Nisëm përgatitjet për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Kilian Wahl.

Ahmeti shkruan se aktualiteti politik, ndyshimet kushtetuese si dhe realizimi i reformave ishin temë e diskutimit më shefin Wahl, teksa e ka falënderuar edhe për pëkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset që po kalon shteti i Maqedonisë.

Postimi i plotë:

Mirëprita sot në takim në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Shefin e Misionit të OSBE-së në vendin tonë, z. Kilian Wahl, me të cilin bashkëbiseduam mbi aktualitetin politik dhe domosdoshmërinë e ndërmarrjes së vendimeve të duhura që vendi ynë të përshpejtojë hapin drejt Bashkimit Europian.
Njoftova z. Wahl se koalicioni qeverisës ka nisur përgatitjet për ndryshimet kushtetuese dhe ka hartuar plan për miratimin e tyre, si dhe për iniciativën e frontit europian që është mesazh unifikimi në rrugën e realizimit të reformave të domosdoshme drejt misionit të eurointegrimit.
Me kryesimin e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, vendi ynë tashmë ka mundësinë e madhe që të dëshmojë kapacitetin e plotë demokratik dhe institucional si faktor i paqes dhe stabilitetit në nivel ndërkombëtar.
Falënderova kreun e OSBE-së në vendin tonë për përkrahjen e vazhdueshme të të gjitha proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.