Ahmeti takoi mërgatën tetovare: Bashkëatdhetarët tanë i dhanë vulë çdo procesi jetik për shtetin

July 30, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga ministra dhe funksionarë të tjerë partiak, kanë takuar sot bashkëatdhetarët në qytetin e Tetovës për të zhvilluar bashkëbisedim.

Ahmeti në Facebook shkruan se mërgimtarët shqiptarë gjithmonë i kanë vënë vulë çdo procesi jetik për shtetin.

Statusi i plotë:

Mërgimtarët kanë shpirtin e mendjen në vendlindje dhe bashkëbisedimi me ta për sfidat e së ardhmes së vendit është domosdoshmëri.

Ishte kënaqësi të takonim sot mërgimtarët e qytetit të Tetovës dhe të kuvendonim bashkë për procesin jetik të eurointegrimit, të merrnim mbështetjen e tyre për të qëndruar përballë të gjitha sfidave që e pengojnë hapërimin e vendit drejt horizontit të Europës.

Çdo proces jetik për ardhmërinë tonë progresive ka patur vulën e punës dhe kontributit të tyre të sinqertë, aty të palëkundur qëndrojnë edhe tani që të ndihmojnë vendin të hap kapitullin e ri të së ardhmes europiane.

Previous Story

Destani: Falë ministrave të rinjë, Fabrika e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë

Next Story

Grubi: Dorëheqjet tona i dorëzuam që opozita t’i votojë ndryshimet kushtetuese, që vendi të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së

Latest from Blog

Go toTop