Ahmeti: RMV-ja shtet edhe i shqiptrëve sepse kemi, flamurin, gjuhën, policinë, ushtrinë, kemi gjithҫka

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se Maqedonia e Veriut tashmë është shtet i barabartë për të gjithë sepse shqiptarët tashmë në këtë vend, kanë flamurin, gjuhën dhe gjithҫka.

Sipas Ahmetit, Marrëveshja e Ohrit, ka bërë që ky shtet të jetë më i fortë.

Foli edhe për “Frontin Europian”.

““Ky shtet është bërë edhe më i fortë me Marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët e pranojnë këtë shtet sepse kanë flamurin, gjuhën, policinë, ushtrinë, kanë njerëz nëpër gjykata. Kemi patur përherë objektiv që shqiptarët të afrohen njëri me tjetrin. Këtë iniciativë e kemi pasur që nga 2002 para themelimit të BDI-së. Ky objektiv u realizua pas 22 vitesh, është bërë front shumë i fortë dhe unik me përcaktime programore, vizionare. Ky front të jetë veprues jo vetëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare pot ë jetë më afat gjatë edhe në ciklet e ardhëshme zgjedhore, sepse mandatet të bëjnë të rëndësishëm, si për faktorin vendor edhe për komunitetin ndërkombëtarë”, deklaroi Ahmeti.

Share

Go toTop