Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një postim në rrjetet sëociale, ka kujtuar pjesëmarrjen e tij në demonstratat studentore në Prishtinë 43 vite më parë. Ai ka shprehur krenarinë dhe mallin për guximin dhe vendosmërinë e shfaqur nga të rinjtë e asaj kohe, të cilët nuk u trembën nga represioni i regjimit jugosllav.
Ahmeti ka theksuar se ky guxim i të rinjve ka ndezur flakën e rezistencës që çoi në çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e saj si republikë e pavarur. Ai ka përkujtuar me nderim të gjithë ata që kontribuan dhe ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovën.
Statusi i plotë:
43 vite më parë bashkë me shokë e shoqe në demonstratat studentore në Prishtinë ngritëm fuqishëm zërin për t’i thënë jo padrejtësisë dhe barbarisë së regjimit jugosllav.
Nuk na trembnin pushkët e drejtuara drejt nesh, as përndjekjet, torturat e burgosjet, ishim të vendosur në qëllimet tona të drejta.
Ai guxim rinor i dha krahë një rezistence trimërore në çdo aspekt deri në çlirimin e plotë të Kosovës dhe shpalljen e saj Republikë të pavarur.
Kujtoj sot me mall e krenari të gjithë ata pjesëmarrës, përkrahës, bashkëorganizator, të gjithë ata që dhanë jetën për liri në atë kohë dhe në kohërat çlirimtare që erdhën më pas.
Lavdi e përjetshme të rënëve për idealin e lirisë së Kosovës!/ Indkes.mk
https://www.facebook.com/100044523937585/posts/945163050311151/