Ahmeti realizoi takim me ambasadoren zvicerane, Hulmann

October 10, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës, znj. Véronique Hulmann.

Në takim u bisedua për integrimin europian, ndryshimet kushtetuese si dhe ndihmën zvicerane ndaj vendit tonë.

Ahmeti e ka informuar ambasadoren Hulmann mbi rrugën e integrimit të vendit, përfshirë këtu edhe skriningun, duke vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar më tej procesin e integrimit.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu është cilësuar si nevojë e padiskutueshme sepse vendi nuk ka alternativë tjetër përveçse anëtarësimi në familjen e madhe europiane.

Gjithashtu, në këtë takim kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje dhe ka vlerësuar ndihmën e qeverisë zvicerane, për mbështjen e vazhdueshme që i ofron vendit tonë përmes programeve të ndryshme që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokratizimin e proceseve në vend.

Previous Story

Nga incidenti i Sara Hoxhës me fustanin, te Deamishel që i dalin të brendshmet, çfarë s’u pa në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Next Story

Njerëzit me këtë grup gjaku janë më të shëndetshëm

Latest from Blog

Go toTop