Ahmeti: Ndryshimet në Kodin Penal u përshtatën sipas ligjeve të BE-së

September 18, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin 360 shkallë deklaroi se Ndryshimet në Kodin Penal erdhën pasi ligjet aktuale nuk ishin në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian.

“Ndryshimet në Kodin Penal erdhën pasi ligjet aktuale ishin në kundershtim me ligjet e BE-së, ndaj mos keni asnjë shqetësim se nuk ndalohet reforma me këtë ligj, as nuk ka amnistim. Unë nuk mendoj që motivi ka qenë për të rehabilituar dikënd, arsyeja kryesore është që të afrojmë standardet me BE-në, ky ligj është i afërt me ligjet e Jugosllavisë së atëhershme, kod penal të cilin nuk e ka asnjë shtet tjetër i bashkimit Evropian. Ky ligj ka të bëjë me reformat që ne jemi duke i udhëhequr në drejtësi. Qëndrime politike të opozitës janë qëndrime të cilat nuk kanë të bëjnë me reformat në drejtësi”, deklaroi Ahmeti.

 

Previous Story

Ahmeti: Iku koha e patriotizmit artificial, qytetarët e duan anëtarësimin në BE sepse Maqedonia atje e ka vendin!

Next Story

Ahmeti: Korridori 8 është një projekt ndihmës për ekonominë dhe gjithë bizneset vendore

Latest from Blog

Go toTop