Ahmeti me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të politikanit francez që nënshkroi marrëveshjen e Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e politikanit francez François Léotard, i cili në vitin 2001 ishte përfaqësues special i Bashkimit Europian dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ahmeti Léotardon e ka cilësuar si mik dhe ka thënë se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mes tjerash Ahmeti ka thënë se Léotard me karakterin e tij paqedashës, urtësinë dhe vizionin largpamës ka lënë gjurmë të pashlyeshme kontributi në konsolidimin demokratik të vendit.

Statusi i plotë:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një miku të madh të vendit tonë, përfaqësuesit special të Bashkimit Europian gjatë vitit 2001 dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit, politikanit francez François Léotard.

Me karakterin e tij paqedashës, urtësinë dhe vizionin largpamës ka lënë gjurmë të pashlyeshme kontributi në konsolidimin demokratik të vendit tonë, etablimin e vlerës së barazisë dhe bashkëjetesës paqësore!

Ngushëllime familjes së tij, bashkëveprimtarëve dhe mbarë popullit francez! U prehtë në paqe!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.