Ahmeti: Mbi supet e të gjithë neve qëndron e ardhmja progresive dhe europiane e vendit tonë

July 3, 2023

Pas përfundimit të zgjedhjeve brendapartiake ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale Ahmeti ka thënë se është përfunduar me sukses një nga proceset më të rëndësishme të konsolidimit demokratik të strukturave tona në 14 degë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në çdo këshill vendor të tyre.

“Përgëzoj anëtarësinë tonë në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles, për pjesëmarrjen masovike në zgjedhjet brendapartiake dhe frymën demokratike të përzgjedhjes së udhëheqësisë së tyre. Kyetarëve të zgjedhur të degëve, anëtarëve të degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor ju uroj shëndet dhe shumë suksese në misionin për të qenë në shërbim efikas të qytetarëve.”, shkroi Ahmeti.

Përfundoi se mbi supet e të gjithë neve qëndron e ardhmja progresive dhe europiane e vendit tonë!

Previous Story

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni shtroi drekë për kryetarin e BDi-së Ali Ahmeti

Next Story

Me lëvizje provokuese para pasqyrës, Arta Nitaj shfaqet në super formë

Latest from Blog

Go toTop