Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit jo vetëm që forcohet me Frontin Evropian, por çelikoset që askush të mos mundet ta rrënojë, e as ta nëpërkëmbë

Sot me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si një mjet për të ndryshuar statusin politik dhe për të forcuar pozitat e komuniteteve turke, boshnjake dhe rome në Maqedoninë e Veriut. Duke u referuar në një bisedë me presidentin e ndjerë Boris Trajkovski, z. Ahmeti ka shprehur se Marrëveshja e Ohrit ka sjellë fitore edhe për besimin e tij personal, duke u bërë një simbol i pranimit dhe respektit të diversitetit fetar në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Mendoj se Marrëveshjes së Ohrit i duhen të gjitha partitë politike, për të ndryshuar statusin politik në Maqedoninë e Veriut. U ndryshua statusi i popullit turk, boshnjak, dhe rom. Këtë ndryshim ma ka thënë dhe presidenti i ndjerë Trajkovski i cili më tha se me marrëveshjen e Ohrit kam fituar dhe unë, sepse u pranua dhe besimi i evangjelis që ishte i papranuar në këtë shtet. Marrëveshja e Ohroit është një pasuri dhe kapital për komunitetet që ishin të magjinalizuara”, tha Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ahmeti ka vënë në dukje se Marrëveshja e Ohrit është forcuar dhe mbrojtur nga Front Evropian, duke e bërë atë një pasuri të patundur për të gjitha komunitetet që kanë qenë të margjinalizuara. Ai gjithashtu ka përmendur deklaratat e gjeneralit të ushtrisë turke gjatë inaugurimit të aeroportit të Aviacionit Ushtarak në Kuçovë, duke theksuar lidhjet historike dhe të forta mes dy kombeve, që janë të rëndësishme për të dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

“Marrëveshja e Ohrit jo vetëm që forcohet me këtë front por çelikoset që askush të mos mund as ta rrënojë as ta nëpërkëmbi, ky front ndërtohet me boshnjak, turq, rom e shqiptar, pikërisht këto e kanë pasurinë më të madhe të kësaj marrëveshjeje.
Më bëri pështypje deklaratat e gjeneralit të ushtrisë turke me rastin e inagurimit të aeroportit të Aviacionit Ushtarak në Kuçovë të Shqipërisë. Përveç marrëdhënieve etnike mes dy vendeve, ai veçoi edhe lidhjet tona 500 vjeçare, por në veçanti lidhjet e forta, urat e çelikta, shqiptarët e turqisë dhe turqit në shqipëri e rajon, kjo është lidhja më e madhe mes dy kombeve”, tha Ahmeti./Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.