Ahmeti kujton bashkëluftëtarin e tij, Ilir Konushevci në 25 vjetorin e vdekjes: Heronjtë frymëzuan qëndresën popullore deri tek jetësimi i Kosovës së lirë

May 9, 2023

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, heroit Ilir Konushevci në 25 vjetorin e tij të rënies.

Ahmeti kujton momentin kur kanë kuptuar vdekjen e Konushevcit, teksa në dedikimin e tij shkruan se qëndresa e heronjëve mundësoi jetësimin e lirisë së shtetit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

25 vite më parë do të ndahej fizikisht nga ne, njëri ndër themeluesit e arradhave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtari im, heroi Ilir Konushevci.
I hidhur ishte çasti kur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së jehoi lajmi për rënien e tij bashkë me Doktor Hazir Malën. Ilirin e humbëm fizikisht, por atdhedashuria dhe shpirti i tij liridashës qëndroi ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe të gjithë të rënëve për Lirin e Kosovës!

Previous Story

Pejanit i vjen në Kosovë ish-gruaja zvicerane 72-vjeçare, i shkon te shtëpia dhe ia rrah bashkëshorten

Next Story

Rrëfehet nga spitali Tefta Malaj, gruaja e cila u godit disa herë me thikë nga bashkëshorti Taulanti/ Tregon ngjarjen e krimit makabër…

Latest from Blog

Go toTop