Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti,në kuadër të zgjerimit të Frontit Evropian, sot ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit me kryetarin e Lidhjes Demokratike Boshnjake, z. Munir Kolashinac”, thonë nga BDI-ja.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nënshkrimi i marrëveshjes me Lidhjen Demokratike Boshnjake, e forcon edhe më shumë Frontin Europian dhe e bën atë triumfues të padiskutueshëm, si në zgjedhjet presidenciale edhe në zgjedhjet parlamentare.
Fjalimi i plotë:
“Të nderuar vllezër e motra, anëtar të Unionint Boshnjak, anëtar të BDI-së, kjo marrëveshje nënshkruhet para një monumenti që na ktheh në një kohë dhimbjesh, e këtë dhimbje ne e kemi ndarë bashkë me vllezërit boshnjak jo, vetëm duke ndarë dhimbjen por jemi solidarizuar dhe kemi marrë pjesë dhe në frontet e luftës. Unë dua të kujtoj Bekim Berishën i cili asokohe morri plagë të rënda në luftën e Bosnjes për njërin nga komandantët më të susksesshëm si në luftën e Kroacisë, si në luftën e Bosnjes dhe përfundimisht ra në Junik të Kosovës. Me këtë rast dua t’i kujtojmë të gjtihë ata jetë të humbura gjatë luftës dhe atij gjenocidi të përgjakshëm. Prandaj dhe kryetari i Unionit të Boshnjakëve ka rënë dakort që kjo marrëveshje të nënshkruhet përpara këtij monumenti, me çka të kujtojmë dhimbjet, tragjedinë dhe gjenocidin. Kjo marrëveshje bëhet që ti themi jo Rusisë jo gjenocidit dhe dhunës që ushtrohet në Ukrainë. Kjo aleancë dhe kjo bashkangjidje që Unioni Boshnjak bëhet me Frontin Europian, e forcon këtë front dhe e bën bindshëm triumfues në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të gjithë së bashku i themi jo Rusisë dhe po Europës, dhe me këtë moto i thërrasim të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sepse paqja stabiliteti siguria dhe ardhmëria ndërtohen bashkarisht, në ktë front të gjithë janë të mirëseardhur. Ky front është misionar i paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë, anadaj të rrojë populli dhe fitore më 24 prill dhe 8 maj në zgjedhjet parlamentare”, tha Ahmeti./Indeks.mk