Kryetari i Bashkimit Demokratik pêr Integrim, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, në muajin e shenjtë të Ramazanit, ka bërë bashkë ish ushtarët dhe veteranët e UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve në një iftarë.
Këtë e ka bërë të ditur vet kreu i integristëve përmes “Facebook-ut”, ku ak shkruar se ky iftar ishte i veçantë.
“Një iftar shumë i veçantë me më meritorët e kombit, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve. Shumë mall për tu ritakuar dhe shumë kujtime për të rivokuar për shokët tanë që nuk i kemi më në mesin tonë. Bashkë përgjithmonë 🤝”, ka shkruar Ahmeti.