Ahmeti: BDI dëshmoi se jo rastësisht është forca kryesore politike e shqiptarëve

July 3, 2023

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thurrë ellozhe për kreun e integristëve, Ali Ahmeti.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Ali Ahmeti, ka ndërtuar subjekt politik, thesar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë dëshmoi se jo rastësisht është forca kryesore politike e shqiptarëve në vend.

“Urime për të gjithë kryetarët e degëve, anëtarët e kryesive të degëve, kryetarët e këshillave vendorë dhe anëtarët e kryesive të këshillave vendorë, të zgjedhur sot.

Kryetarë të zgjedhur të degëve janë:
Kërçovë – Ardita Dani
Çair – Bekim Neziri
Likovë – Mirsad Ibraimi
Kumanovë – Ridvan Asani
Dibër – Artin Spahiu
Butel – Muharem Asani
Jegunovcë – Eldin Ademi
Krushevë – Abib Vexhiu
Manastir – Lutfi Ahmeti
Petrovec – Naser Haliti
Pllasnicë – Bajram Karamaleski
Prespë – Arijan Muedini
Shuto Orizarë – Ilaz Leskovica
Veles – Llokman Salija

Sot i gjithë Bashkimi Demokratik për Integrim është në festë!
Urime të gjithëve!”, ka shkruar Faton Ahmeti.

Previous Story

Shaqiri: Shkollat në Çair i rikonstruon MASH, së bashku me ta edhe 44 shkolla të tjera

Next Story

Tensionet në veriun e Kosovës/ Bill Klinton: Duhet ta ndalim këtë marrëzi

Latest from Blog

Go toTop