Aguero zbulon arsyen kryesore përse Messi mund të rikthehet te Barcelona

E ardhmja e Lionel Messit mbetet temë diskutimi, sidomos për ata në mediat spanjolle. Një rikthim i mundshëm i 35-vjeçarit në Camp Nou ka emocionuar shumë tifozë të Barcelonës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, një mik i ngushtë i yllit të Paris Saint-Germain, ka folur edhe një herë për një rikthim të mundshëm të 35-vjeçarit në Kataluni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aguero i gëzoi tifozët e Barcelonës, duke thënë se rikthimi i shtatë herë fituesit të Topit të Artë në klub është më i mundshëm se kurrë më parë.

“Kjo është ndoshta për shkak të asaj që ndodhi atë ditë me Gerardin në Kings League”, deklaroi Aguero me shaka për Sport. “Po sigurisht, duket se ajo ditë në Camp Nou ishte kyçe”, kur komentoi thirrjet e tifozëve të Barcelonës për Messin.

Edhe me dashurinë e tifozëve për Messin, Barcelona do të duhet të bëjë një ofertë që ka kuptim financiarisht për argjentinasin, pasi ai thuhet se nuk është i prirur për të ulur pagat e tij. Nëse klubi spanjoll nuk mund t’i përmbushë këto kërkesa, mund të jetë shkatërruese për tifozët.

Do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë një ribashkim, apo ndoshta fituesi i Kupës së Botës do ulë pagën e tij për një rikthim në Camp Nou. /Telegrafi/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.