Agjërimi njëditor gjithnjë e më popullor në botë! Ekspertët sqarojnë se ndodhin disa ndryshime në organizëm…

Ja se çfarë ndodh me trupin

Kohët e fundit, i ashtuquajturi agjërim njëditor ose agjërim 24 orësh është gjithnjë e më i popullarizuar në botë.

Siç raporton Healthline, gjatë asaj periudhe lejohen vetëm pijet me kalori neutrale, ndërsa pas 24 orësh mund të ktheheni lirisht në dietën tuaj të zakonshme.

Sa i shëndetshëm apo sa i dëmshëm është për organizmin?

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se ndodhin disa ndryshime, transmeton Telegrafi.

Përveç humbjes së kilogramëve të padëshiruar, agjërimi njëditor mund të ketë një efekt pozitiv në metabolizmin dhe shëndetin kardiovaskular.

Ajo që rekomandojnë mjekët, megjithatë, është të mos e teproni, sepse kjo lloj diete mund të shkaktojë ndjenjën e urisë së madhe, por edhe të çojë në komplikime të padëshiruara te personat me gjendje të caktuara shëndetësore dhe te pacientët kronikë.

Trupi ynë do të fillojë të shfaqë reagimet e para pas tetë orësh mosngrënie. Pas kësaj periudhe, ai do të fillojë të përdorë yndyrat rezervë për të marrë energjinë që i nevojitet për funksionimin e përditshëm.

Nutricionistët theksojnë se të gjitha agjërimet më të gjata se 24 orë mund të bëjnë që trupi të fillojë të ruajë proteinat për energji. Ndryshime të tjera janë:

▪ humbje peshe
▪ uljen e kolesterolit
▪ uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
▪ reduktimin e proceseve inflamatore në organizëm
▪ uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit
▪ inkurajimi i ndjenjës së kontrollit mbi të ngrënit
▪ uljen e sheqerit në gjak

Megjithatë, nëse i drejtohemi këtij lloji të agjërimit shumë shpesh, ai mund të çojë në efekte anësore, të tilla si uria dhe nervozizmi, mungesa e lëndëve ushqyese në trup, humbja e energjisë, rritja e rrezikut të aritmisë dhe hipoglikemisë dhe vështirësi me përqendrimin ose kujtesën. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.