Agim Doçi kritikon muzikën moderne: Janë tekste mjerane, mediokre…

Poeti Agim Doçi ishte i ftuar në emisionin “Fol me Mua” të Rovena Dilos.

Në emision, ai shprehet për tekstin e këngëve në treg, duke shprehur zhgënjimin për nivelin e tyre.

Poeti gjithashtu diskuton për risinë e teksteve të tij, të dedikuara dashurisë. Ai kritikon edhe interpretimin e disa këngëve dhe zhanrat e muzikës moderne, duke theksuar se nuk i dëgjon fare.

Doçi ndalet te e drejta e autorit dhe përmend mosmbrojtjen e autorit në Shqipëri gjatë procesit të integrimit në BE.

“Kam shkruar më shumë se 600 tekste këngësh për Kosovën. Fabulat e mia nuk kanë qenë të lehta për t’u kënduar.

Me ardhjen e Zhaneta Cikos (i referohet Zhani Cikos), filloi dhe puna për të bërë këngë për të fituar çmime. Me ardhjen e tij nisi edhe puna e playbackut nëpër festivale.

Për të marrë çmim të parë duhet ose të kishe këngë për partinë, ose këngë për shokun Enver.

Kadareja, Agolli, Xhevairi, Kondakçiu, kanë bërë tekste për Enver Hoxhën”, u shpreh Doçi.

“Unë doja që të rinjtë të dashuroheshin, jo si sot që të rinjtë kurvërohen. Ne kishim frikë vetë që të bënim këngë për dashurinë, nuk na e ndalonte njeri.

Arben Duka ndjesë pastë ka qenë një poet i mrekullueshëm i festivaleve, ka fituar 3 çmime. Mosmirënjohësit nuk i dua fare, nuk është një harresë apo një lapsus. Unë që në 2011 më është dhënë titulli Mjeshtër i Madh”

“Nuk mund të quhet këngë, kur interpretuesja ndërron 5 palë tanga, kjo është një fyerje për personin që shkruan tekstin. E ke harruar ti Adelina Ismailin dhe kompani? S’të kemi parë ndonjëherë ty lakuriq ne (i referohet moderatores Rovena Dilo).

“Dorën në dritare, u bëra nervoz, u bë deti kos, u bë deti kos…”, ja ky është një teskt kënge.

“Pse më ke lënë në vetmi, si një objekt në mes të 100 vetmive…”, ndërkohë që vetmia është një. Tekstet rap nuk i dëgjoj fare, kë të dëgjoj Noizyn? Koha e reperizmit ka ardhur! Janë tekste mjerane, mediokre”, tha Doçi

Share

Go toTop