Aggeler: Vendosja në listën e zezë nuk ka motive personale ose politike, Kamçev tradhtoi popullin e këtij vendi!

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler tha se vendosja e Orce Kamçevit në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të veprimeve kriminale dhe të korruptuara është edhe një tregues se do të shfrytëzohen të gjitha veglat që të përgjigjen të gjithë ata që janë të përfshirë në veprime të këtilla joligjore, pa dallim të pozitave të tyre. Ajo tha se vendosja e Kamçevit dhe Merkos nuk kanë motive personale ose politike. Nuk mund të them se kush do të jetë personi i radhës në këtë listë, por ka shumë persona dhe organizata që do të vendosen në atë listë, tha Ageler, duke shtuar se korrupsioni  duhet të ndëshkohet.

“Abuzimi i drejtësisë, pastrimi i parave, ryshfeti dhe shkelje të tjera në të cilat z. Orce Kamçev ka marrë pjesë, jo vetëm që e prishi besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut por kontribuoi edhe për tradhti të popullit të këtij vendi. Opinioni publik meriton që të ketë besim tek institucionet që duhet t’i ndjekin vlerat demokratike me transparencë dhe pa kompromis. Që Maqedonia e Veriut t’i tejkalojë sfidat që janë para saj dhe t’i arrijë qëllimet për prosperitet, produktivitet dhe të bëhet anëtar i rëndësishëm i BE-së, korrupsioni nuk guxon të mos ndëshkohet. Ky proces po zgjat, nuk mund të them se kush do të jetë personi i radhës, për shkak se ende nuk e di” , tha Ageler.  

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.