Aggeler: Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e BE-së, për shkak të së ardhmes së gjeneratave të reja!

October 4, 2023

Ambasadorja amerikane Angela Aggeler, ka kërkuar nga liderët e shtetëror që t’u sqarojnë qytetarëve pse e miratojnë Ligjin për amnisti.

E pyetur se çfarë mendon SHBA për këtë ligj, i cili ndodhet në procedurë kuvendare, ajo tha se procesi duhet të kalojë me transparencë dhe qytetarët duhet ta dijnë se çfarë ndodh dhe pse miratohet ky ligj.

Ajo shtoi se SHBA nga afër e ndjek këtë proces.

Aggeler komentoi edhe ndryshimet kushtetuese që duhet të miratohen për nisjen e negociatave me BE-në. Në këtë drejtim, ajo tha se është e rëndësishme që RMV të jetë pjesë e BE-së, për shkak të së ardhmes së gjeneratave të reja.  /Telegrafi/

Previous Story

Eurodeputetët kërkojnë që Serbisë t’i ngrihen fondet e BE-së!

Next Story

Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian!

Latest from Blog

Go toTop